Fabregas: Mendoj se ishte më shumë posedim për t’u mbrojtur, se sa për sulm, kur duhej të ishte e kundërta

09:11 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Kombëtarja e Spanjës ashtu si e filloi kampionatin, ashtu edhe e përfundoi në mënyrën më të keqe.

Vetëm një ditë para fillimit të kampionatit, kryetari i Federatës së Spanjës së Futbollit, kishte shkarkuar trajnerin, Jorge Lopetegui, pasi ky i fundit kishte arritur marrëveshje me Real Madridin, edhe pse kishte një kontratë me federatën spanjolle.

Kjo sigurisht se ka shkaktuar problem tek skuadra, edhe pse u munduan që nëpërmjet legjendës, Fernando Hierro, të menaxhojnë situatën duke ia dhënë besimin për ta drejtuar skuadrën në këtë boëtror.

Ish kampioni evropian dhe botëror, dje u eliminua nga Rusia, pas ekzekutimit të penalltive, pasi nuk arriti që brenda 120 minutave ta mposhte.

Por, Spanja dje zhvilloi një ndeshje shumë të dobët, duke mbajtur topin në zona të pa rrezikshme për rusët dhe pasime ta pa nevojshëm.

“Futbollisti spanjoll, Cesc Fabregas, për BBC Sport deklaroi se “tika-taka” i kushtoi kombëtares së tij me largim të hershëm nga botërori.

Spanja po e kontrollonte thellësisht topin dhe qarkullimin e tij. Unë jam një tifoz i madh i “tiki-taka”, lojës së bukur, por asgjë nuk po ndodh. Ne nuk kemi parë asnjë rrezik nga ekipi spanjoll, përveç një goditjeje me kokë të Diego Costa dhe një gjuajtje jashtë portë të Isco.

Duhej shkuar përpara me Diego Costa në majë, por ka pasur diçka që nuk shkon. M’u duk e çuditshme, se të gjithë lojtarët e Spanjës ktheheshin prapa, ata donin vetëm posedim. Dhe unë mendoj se ky ishte më shumë posedim për t’u mbrojtur, se sa për sulm, kur duhej të ishte e kundërta”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme