Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe në këtë drejtim edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë mund të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ky program, për të zhvilluar dhe ngritur ferma, si dhe hapur vende të reja të punës. Kështu tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi gjatë një takimi që pati me deputetin Veton Berisha, nga komuniteti egjiptian në Kosovë si dhe fermerë nga ky komunitet.
Ministri prezantoi para tyre mundësitë që ofrojnë programet e ministrisë si në grante ashtu edhe në subvencione. Ai theksoi se programet janë të barabarta për secilin qytetar, por shtoi se është e nevojshme që edhe ministria dhe përfaqësuesit e komuniteteve të punojnë më shumë në informimin e fermerëve egjiptian, rom dhe ashkali që të shfrytëzojnë këto mundësi. Ai u shpreh i lumtur që në pjesën e subvencionimit janë mbështetur edhe fermerët e komuniteteve tjera në Kosovë.
Ndërkaq deputeti Berisha falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe përkrahjen e deritanishme. Ai vlerësoi qasjen e ministrisë që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë, dhe për nevojën që të ketë më shumë edukim dhe informim të fermerëve nga komunitetet jo shumicë. Deputeti tha se do të punojnë që mbështesin fermerët që të mësojnë më shumë për programin dhe mënyrat e aplikimit. Ministri Krasniqi, deputeti Berisha dhe përfaqësues të fermerëve egjiptian u pajtuan që të punojnë bashkërisht që në programet e vitit të ardhshëm të ketë angazhim më të madh që të mbështetën më shumë fermerët nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...