Google ADS

Kosova zyrtarisht jashtë Kupës së Botës

22:36 | 1 Korrik 2018
Arbresh.info

Kosova ka zhvilluar ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në Dritarën e Tretë me Poloninë.

Lojtarët e Kosovës nisën ndeshjen me lojë të fortë ndaj Polonisë.

Polonia krijoi epërsi të hershme në çerekun e parë me 3 pikë ndaj Kosovës (6-3), mirëpo në vazhdim Dardan Berisha udhëheqi përfaqësuesen për të përmbysur rezultatin në 15-14.Erjon Kastrati po ashtu pati çerek të mirë për Kosovën duke shënuar 11 pikë dhe 2 asistime.

Në fund të çerekut të parë Polonia arriti të krijojë epërsi me 7 pikë epërsi.Çereku i parë përfundoi me rezultat 23:30.Në fillim çerekut të dytë, trajneri i Kosovës Greenberg ka ulur Erjon Kastratin të pushojë duke e zëvendësuar me Daradan Berishën.

Dardan Berisha ishte energjik duke shënuar dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe duke vjedhur një top, që më pas është fauluar nga lojtarët e Polonisë. Berisha nga ky rast përfitoi dy gjuajtje të lira, nga të cilat e shënoi një.

Polonia më pas vazhdoi të rris avantazhin në 16 pikë epërsi pas lojës së mirë të lojtarëve Ëaczynkit dhe Lampes. Pas 5 minuta lojë në çerekut e dytë rezultati ishte 25-41.Ekipi polak hyri në seri 19-5 gjatë kësaj periudhe.

Çereku i dytë përfundoi me rezultat 34-57 për Poloninë.Kosova ka filluar çerekun e tretë me pikët e ngulitjes së bukur të Erjon Kastratit, mirëpo loja e Kosovës në mbrojtje ishte e brishtë. Polonia lehtë shënonte pikët në sulm.

Erjon Kastrati shënoi 2 herë radhazi 3 pikë dhe kështu ngushtoi epërsinë e Polonisë në 19 pikë.Paraqitja e Erjon Kastrati motivoi lojtarët e rinj, Kapitin, Groshën dhe Tmusic të cilët ndihmuan që Kosova të hyjë në seri 13-2. Rezultai pas 6 minutave lojë ishte 53-69.

Përvoja e lojtarëve të Polonisë, nuk lëjoi që seria e Kosovës të vazhdojë dhe shënoi 6 pikë të shpejta, që rezultoi me ‘time out’ të marrë nga trajneri i Kosovës, Greenberg.Polonia pasi u rikthyen në parket nga ‘time out’ vazhduan të jenë të rrezikshëm në sulm dhe shënuan edhe 11 pikë deri në fund të çerekut.Cereku i tretë përfundoi me rezultat 59-80.

Kosova hyri me 5-she të shkurtër në çerekun e katërt, me Mekajn, Pecin, Tmusic në fushë. Greenberg testoi të rinjtë e Kosovës, me Kapitin i cili ishte solid në mbrojtje dhe angazhohej të shënojë kërcime në sulm.Polonia pas 5 minutave lojë në çerekun e katërt kishte krijuar epërsi prej 27 pikëve, ku as inkuadrimi i Berishës dhe Kastratit nuk kishte efekt për Kosovën.

Minutat e fundit të ndeshjes Polonia luajti me 5-shën e dytë, ndërsa që në minutat e fundit rezultati thellohej edhe më shumë për Kosovën.

Kosova humbi këtë takim me rezultat 70:103, ndërsa që përfundon Dritaren e Tretë në kualifikimet për Kupën Botës që do të mbahet në Kinë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme