Google ADS

Sulm me autobombë në Afganistan, 15 të vdekur

21:33 | 1 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Në një sulm me autobombë në qytetin Jalalabad të provincës Nangarhar në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën të paktën 15 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani në një deklaratë për AA tha se sulmuesi në Muhabarat të Jalalabadit ka aktivizuar autobombën ku ndodhej edhe vetë.

Hogyani njofton se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 15 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Sulmi është kryer gjatë vizitës së presidentit afgan Eshref Gani në qytet.

Ende nuk është marrë përgjegjësia mbi sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme