Kalinic transferohet në La Liga?

18:04 | 1 Korrik 2018
Arbresh.info

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic, është shumë afër largimit nga Milan.

Kalinic zhvilloi një sezon dëshpërues me klubin italian dhe tifozët kërkojnë largimin e tij nga skuadra.

Ai për Milanin ka bërë gjashtë gola dhe gjashtë asiste në 41 paraqitje.

Sipas Calciomercato.it, Atletico Madrid janë të interesuar derisa thuhet se trajneri Diego Simeone është përpjekur që të takohet personalisht më Kalinicin.

Spanjollët kanë ofruar 14 milionë euro për shërbimet e tij. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme