Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se emigrantët e shpëtuar nga anijet e drejtuara nga organizatat joqeveritare nuk do të lejohen në Itali.
Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’ ai ka akuzuar OJQ-të për nxitje të trafikimit të emigrantëve dhe duke theksuar qëndrimin e tij, se ato nuk ishin më të ligjshme.
Ministri i Brendshëm ka ritheksuar se Italia konkretisht nuk do të marrë shpërndarjen e detyrueshme të të gjithë emigrantëve, por vetëm atë vullnetare të refugjatëve.
Ajo do të jetë e detyruar vetëm për të hapur kampe të reja, si dhe të pranojë kthimin në vend të njerëzve që kanë ikur në Gjermani dhe Austri.
Sipas Bashkimit Europian, numri i emigrantëve është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në vitin 2015, por shihet se ka një tendencë sërish për rritje të saj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?