Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë pas eliminimi nga Kupa e Botës.
Kombëtarja e Portugalisë është eliminuar nga botërori pas humbjes 2:1 nga Uruguai në Sochi.
Ylli i Real Madridit, është deklaruar krenar me ekipin e Portugalisë, stafin teknik dhe federatën. Ai po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar.
“Ne po largohemi me kokat lartë, si kapiten i ekipit, jam krenar për ekipin, stafin teknik dhe federatën”, ka deklaruar Ronaldo.
“Nëse do të vazhdoj me ekipin kombëtar? Tash nuk është koha për të folur për të ardhmen, por mendoj se kemi një grup të madh lojtarësh”, ka shtuar ai.
Cristiano Ronaldo është 33 vjeçar, dhe në botërorin e radhës që organizohet në Katar, do të jetë në moshën 37 vjeçare.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë