Turistët në Gjirin e Lalzit mbeten pa drita

00:47 | 1 Korrik 2018
Arbresh.info

Për shkak të një defekti elektrik të ndodhur në linjës 35 kilovoltëshe Shijak- Manzë- Vorë, shumë turistë që po pushojnë në gjirin e Lalzit kanë mbetur pa drita.

Lajmin e ka bërë publik OSHEE, e cila saktëson se deri në orët e mbrëmjes së vonë nuk do të ketë energji elektrike.

Njoftim, abonentët Shijak-Gjiri i Lalzit

Për shkak të një problemi teknik, jemi të detyruar të punojmë në linjën 35kV Shijak – Manze – Vore, deri në orën 23:10 të mbrëmjes.

Për rrjedhojë janë pa energji banorët e zonave:

Gjiri i Lalezit, Fshati Lura, Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Hidrovori. Manzë, fshati Kullë, zona pranë Kthesës së Ariut, Rushkull, Jubë, Hidrovori dhe fshatrat Rubjek, Rade e Bilalaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme