Ed Sheeran hidhet në gjyq, duhet të paguaj 100 milion dollarë

00:17 | 1 Korrik 2018
Arbresh.info

Rastet kur artistë të njohur ndërkombëtarë janë hedhur në gjyq për plagjaturë nuk janë të rralla, po ashtu edhe rastet kur janë shpallur fajtorë.

I fundit është britaniku Ed Sheeran, i cili është paditur në gjykatë nga përfaqësuesit e të ndjerit Marvin Gaye.

Trashëgimtarët e Gaye e akuzojnë Sheeran për vjedhje të hitit “Thinking Out Loud” duke marrë pjesë nga klasiku “Let’s Get It On”.

Sipas kompanisë që përfaqëson të drejtat e artistit në fjalë, Ed Sheeran kopjon melodinë, ritmin, harmoninë, vijën melodikë dhe bassore, refrenet në backround, përsëritjet dhe tempin. Dhe për këtë kërkohen 100 milion $ dëmshpërblim.

“Let’s Get It On” u pozicionua në vend të parë në Billboard Hot 100 në shtator të vitit 1973, kurse “Thinking Out Loud” u pozicionua e dyta në vitin 2015.

Përfaqësuesit e Sheeran nga Sony/ATV Music Publishing dhe nga labeli i tij, Atlantic Records kanë refuzuar të japin shpjegime të mëtejshme për këtë çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme