Francisco Lopez pretendon se është njeriu i parë që ka hedhur idenë e përsëritjes së aksioneve live gjatë ndeshjeve, që zyrtarisht është quajtur VAR.
Ai ka thënë se do ta padisë FIFA-n për “vjedhje” dhe mendon se do të arrijë të fitojë duke marrë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh. Sipas spanjolles “Marca”, Lopez e ka çuar këtë ide për herë të parë në Ministrinë e Arsimit që në vitin 1999.
“Ajo që unë imagjinoja atëherë është pikërisht kjo teknologji që po përdoret sot. Është e njëjta gjë që unë kam thënë se duhet të bëhet që në vitin 1999, përfshi edhe grupin e personave që shohin ndeshjen përmes TV dhe i sugjerojnë arbitrit kyresor se çfarë të bëjë. Në atë kohë nuk doja asgjë, por tani shoh që FIFA po e përdor këtë në interes të vet”, tha Lopez për “Marca”.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...