Google ADS

Këto dy aktore kanë buzët perfekte

23:19 | 30 Qershor 2018
A. B.

Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Kirikkale, drejtuar nga Profesor Nuray Bayar Muluk, zbuluan raportin e buzëve perfekte.

Për të arritur buzët perfekte, njerëzit që i kanë kompleks bëjnë shumë. Blejnë buzëkuqe të shtrenjta, vijëzojnë më larg nga ç’duhet, vendosin produkt mbi produkt e ndoshta, i korrigjojnë me mbushës kozmetikë.

Shumë femra i kërkojnë estetistit buzë specifikisht si të Kylie Jenner. Sidoqoftë, sado të zilepsësh buzët e Kylie, sipas një studimi të kohëve të fundit, nuk janë perfekte.

Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Kirikkale, drejtuar nga Profesor Nuray Bayar Muluk, zbuluan raportin e buzëve perfekte.

Duke vizatuar një vijë imagjinare nga septumi drejt majës së mjekrës, buza e sipërme nuk duhet të ngrihet më shumë se 3.5mm dhe e poshtmja jo më shumë se 2.2mm sipër vijës.

Këto kritere i përmbushin Mila Kunis

dhe Kate Beckinsale

“Buzët s’duhet të hyjnë kurrsesi në dhomë para njeriut,” thotë Profesor Muluk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme