U raportua si e vdekur në aksident, “ringjallet” 5 vjeçarja shqiptare

23:03 | 30 Qershor 2018
A. B.

Një vajzë 5 vjeçare u godit këtë të shtunë nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite në aksin rrugor Kurjan Roskovec të Shqipërisë. Vajza e mitur pësoi dëmtime të shumta dhe u shpall nga policia e vdekur, me argumentin se ndërroi jetë rrugës për në spital.

Por për mrekulli, ka ndodhur e papritura. Me të mbërritur në spitalin e Fierit, mjekët kanë vënë re shenja jete tek e mitura dhe menjëherë kanë ndërhyrë për ta mbajtur të gjallë.

Edhe pse në gjëndje të rëndë, 5 vjeçarja mbahet gjallë dhe në mbikqyrje të plotë nga mjekët. Gjasat janë që e mitura të ketë pësuar një vdekje klinike dhe më tutje me ndërhyrjen mjekësore të jetë “ringjallur”.

Nga ana tjetër personi që e goditi vajzën është shoqëruar nga policia. Fjala është për drejtuesin Leonard Abedinaj, 41 vjeçar./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme