Revista serbe “Ekspres” në numrin më të ri shkruan se zgjidhja e pranueshme edhe për serbët edhe për shqiptarët është shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ekspres” me titullin kryesor “Presheva për Mitrovicë” dhe me fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku Lugina e Preshevës do të jepej për veriun e Kosovës, ndoshta nuk është reale, por, sipas pohimeve nga Beogradi, deri vonë ishte e pranueshme për të dy palët.
“Vetëm në 100 vjetët e fundit kufijtë e Evropës kanë ndryshuar të paktën 37 herë”, thuhet në analizën e kësaj reviste, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, shtetet ndahen, copëtohen, por edhe bashkohen. “Krijojnë aleanca dhe luftojnë njëri me tjetrin” shkruan kjo javore duk e pyetur pse për Perëndimin ndryshimi i kufijve në Ballkan është temë tabu”, shkruan “Ekspres”.
Se ndarja apo shkëmbimi i territoreve mund të sjellë konflikte të reja e thotë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili njëherit është edhe vëlla i kryeministrit të Kosovës.
“Të gjitha tentimet që të ndryshohen kufijtë dhe të shkëmbehen territoret paraqesin hap në drejtim të hapjes së konflikteve të reja. Për këtë besoj se zgjidhja më e mirë është që Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Haradinaj për revistën serbe, transmeton lajmi.net.
Ideja e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston që nga paslufta e vitit 1999. Megjithatë, në vazhdimësi politika kosovare e ka hedhur poshtë këtë ide. Më i zëshëm dhe i vetmi në Kosovë për shkëmbim të territorit ndërmjet dy vendeve, është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili është edhe kryetar i Gjilanit.
“Shkëmbimi i territoreve do të ishte hap drejt ndarjes etnike, të cilën serbët nga veriu dhe shqiptarët nga jugu, që në ato rajone e bëjnë shumicën, me siguri se do ta pranonin me gëzim porse ata nuk pyeten”, shkruan revista e përjavshme serbe.
Ndarja apo shkëmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është hedhur poshtë edhe nga fuqitë botërore të përfshira në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...