Të burgosurit i plotësohet dëshira: Më ekzekutoni sa më shpejt

13:34 | 13 Gusht 2015
Arbresh.info

Daniel Lee Lopez, 27 vjeç, mori të mërkurën injeksionin vdekjeprurës në një burg në Teksas, SHBA.

Përpara gjashtë vitesh ai kishte vrarë një polic. Por është i çuditshëm fakti se Lopez kishte luftuar që të ekzekutohej sa më shpejt të jetë e mundur.

Tashmë drejtësia ia ka përmbushur dëshirën. Ai është i burgosuri i dhjetë që ekzekutohet në Teksas për këtë vit.
Në total në SHBA ai është i dënuari i 19-të që ekzekutohet në vitin 2015.

Avokati i Lopez tha se ai ka tentuar disa herë vetëvrasjen. Në letrat e tij, Lopez theksonte se kërkonte një ekzekutim të shpejtë.
“E kam pranuar fatin tim. Jam gati që të shkoj më tutje”.

Në mars të vitit 2009, Lopez po kërkohej nga policia. Një polic tentoi ta ndalojë, por ai e goditi me makinë. Polici vdiq në vend. Më pas gjatë arratisë ai plagosi me armë edhe dy policë./mapo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme