Google ADS

Nëna nga Rahoveci rrah me shkop fëmijën e saj 3-vjeç, arrestohet

19:08 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Vetëm 3-vjeç është djali i cili është rrahur nga nëna e tij me shkop druri.

Ai ka marrë lëndime në trup e fytyrë dhe më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Rahovec.
Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, njofton se nëna e kishte goditur me shkop druri djalin e saj me ç’rast i ka shkaktuar lëndime në trup e fytyrë.

Me vendim të prokurorit, policia thotë se gruaja është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila dyshohet se me një shkop druri e kishte goditë fëmiun e saj tre vjeçar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore në fytyrë dhe i njëjti ka marr tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme