Përfundojnë punimet, nga nesër autostrada Tiranë- Durrës bëhet e kalueshme

17:44 | 30 Qershor 2018
A. B.

Pas përfundimit të punimeve për asfaltimin dhe mbylljen e një sërë pjesësh të dëmtuara, më në fund ditën e nesërme autostrada Tiranë Durrës do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i ARRSH Afrim Qendro, i cili deklaroi se këtë të shtunë punimet do të përfundojnë.

“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes emergjente të segmentit Tiranë-Durrës. Sot është ditë e fundit sipas parashikimti dhe planit të punimeve. Brenda ditës së sotme përfundon segmenti Vorë-Kashar. Kanë qenë ditë pune të vështira. Kanë qenë vetëm 16 ditë pune duke shmanguar fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike, siguron kalueshmëri më të mirë dhe rrit elementët e sigurisë rrugore. Nesër trafiku do të jetë normal në të dyja drejtimet dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve që e përsdorin.”-tha Qendro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme