Google ADS

Drake i vjedh këngën reperit shqiptar

17:37 | 30 Qershor 2018
A. B.

Këngëtari i famshëm Drake, ka qenë shumë i përfolur në media për albumin e tij të ri ‘Scorpion’. Së fundmi, vëmendje të madhe ka marrë kënga “Can’t take a joke”, e cila po del të mos jetë origjinale.

Kështu së paku bën të ditur një video e publikuar së fundmi në Instagram nga reperi i njohur shqiptar, Elinel, i cili e akuzon artistin kanadez për plagjiaturë.

Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.

Për ta vërtetuar këtë gjë, në videon e hedhur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, reperi shqiptar shfaq pjesë nga të dyja këngët, të cilat duken identike. “Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel. /arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BknrSLCnphk/?hl=en&taken-by=officialelinel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme