Drejtoresha më e re në Komunën e Prishtinës, vjen nga AKR-ja

17:11 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetrari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka shtuar numrin e drejtorive nga 13 në 16.

Fatime Hajdari është emëruar në pozitën e drejtores së Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës.

Kjo drejtori është themeluar para pakë ditëve nga kryetari Ahmeti.

Hajdari i përket koalicionit të AKR-së, shkruan lajmi.net.

Nga 13 drejtori sa kishte komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Shpend Ahmeti kryeqyteti tashmë ka 3 drejtori më shumë.

Komunës i është shtuar drejtoria e parqeve, ndërsa me ndarjen e dy drejtorive të mëhershme, janë formuar katër sosh. Me vendim të kryetarit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies është ndarë në dysh: drejtoria për shëndetësi dhe drejtoria e mirëqenies sociale.

Po ashtu, Drejtoria për Rini Kulturë dhe Sport, është ndarë në dy drejtori: atë të sportit dhe atë të kulturës. Por ende nuk janë bërë të ditur udhëheqësit e këtyre dy dikasterve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme