Italia mbyll portet për anijet e OJQ-ve

17:26 | 30 Qershor 2018
Arbresh.info

Emigrantët e shpëtuar nga anijet që udhëhiqen nga Organizatat Jo-Qeveritare nuk do të lejohen në Itali, thotë ministri i brendshëm italian Matteo Salvini.

Salvini shpesh ka akuzuar OJQ-të për nxitjen e trafikimit të emigrantëve. Ai tha për Corriere della Sera se këto OJQ nuk ishin më “të ligjshme”, transmeton portali arbresh.info.

Ai gjithashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel se Italia shpreson ta zvogëlojë barrën e saj.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga vendet afrikane, kanë arritur në Itali.

Numri është 95% më i ulët se në kulmin e krizës në 2015, thotë BE, por filloi të rritet përsëri kohët e fundit.

Disa shtete të Evropës Qendrore deri tani kanë kundërshtuar një skemë të BE-së për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme