Xherdan Shaqiri thuhet se është i vendosur që t’i bashkohet Liverpoolit pas Kampionatit Botëror.
Reprezentuesi i Zvicrës ka në plan të largohet nga Stoke City pas dëbimit të tyre nga Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Ai ka një klauzolë të blerjes prej 13 milionë funta dhe është duke u kërkuar nga Jurgen Kopp për të krijuar konkurrencë ndaj yjeve si Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Bazuar në ‘The Independent’, transferimi i Shaqirit në Liverpool pritet të konfirmohet menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Rusi në mes të muajit korrik.
26-vjeçari ka luajtur një rol vendimtar duke i ndihmuar Zvicrës të dal nga Grupi E për të kaluar në fazën tjetër.
Ai shënoi një supergol në fitoren kundër Serbisë dhe krijoi një asistim në barazimin 1 me 1 kundër Brazilit./arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...