Buffon: Nuk do ta harrojë kurrë këtë

12:44 | 30 Qershor 2018
Arbresh Info

Gigi Buffon ka postuar një mesazh emocionues në rrjete sociale në ditën e tij të fundit si një lojtar i Juventusit duke thënë se “nuk do të harrojë kurrë” kohën e tij në Torino.

Kontrata e portierit legjendar te “Zonja e Vjetër” zyrtarisht skadon sot (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.

Tani si një 40-vjeçar, Buffon ka njoftuar para përfundimit të sezonit se do të largohet nga Juventusi gjatë verës, megjithëse ishte paqartë në atë kohë nëse do të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër.

Ai ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës franceze Paris Saint Germain duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin në Parc des Prices që është e vlefshme duke filluar nga nesër.

“17 vitet në Bianconero përfundojnë zyrtarisht sot”, ka shkruar Buffon në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter. “17 vite shoqëri, bashkëlojtarë, fitore, disfata, trofe, fjalë, zemërim, zhgënjime, gëzim dhe shumë shumë emocione”

“Nuk do t’i harrojë asnjëherë këto. Do t’i mbajë gjithmonë”

Buffon iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga Parma në vitin 2001 dhe gjatë 17 viteve te kampioni në Serie A ai u bë njëri nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme