Çdo ndryshim në to është shenjë që i ndodh diçka organizmit, ndërkaq mjekët veçojnë disa më të rëndësishmet.
A e keni ditur që shputat, si edhe fytyra, janë pasqyra më e mirë e gjendjes suaj shëndetësore?
Çdo ndryshim në shputa është shenjë që diçka po i ndodh organizmit, ndërkaq mjekët veçojnë disa më të rëndësishmet, transmeton Telegrafi.
* Nëse vëreni që vragat shumë ngadalë shërohen, është shumë e mundshme që vuani nga diabeti. Mirëpo, dr. Carolyn McAloon, ortopede amerikane, thotë që kjo mund të jetë shenjë e melanomës, andaj, për të eliminuar çdo dyshim, ju rekomandon të shkoni te dermatologu.
* Humbja e qimeve në gishta të këmbëve shpesh tregon problemet me qarkullimin e gjakut.
* Humbja e befasishme e qimeve të holla është shenjë që shputat tuaja nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak në mënyrë që të mirëmbajnë rritjen e qimeve – thotë dr. McAloon.
* Ngërçi i shputave jo rrallë çon në lidhjen me problemet nervore, mirëpo mund të jetë edhe tregues i dehidratimit apo i ushqimit të keq, andaj rekomandohen ushtrime, pirja e lëngjeve dhe ushqime të pasura me kalium, magnez dhe kalcium.
* Do të jetë mirë që derisa shputat t’i keni në ujë, gishtat e këmbës shtrini në drejtim të hundës – këshillon ortopedia amerikane.
*Hipotireoza, e ashtuquajtura gjëndra tiroide dembele është shkaktari më i shpeshtë i shputave të ftohta, gjë që mund të shkaktojë humbje të flokëve, marramendje, shtim të shpejtë të peshës dhe depresion.
* Ënjtja, dhembja dhe skuqja e gishtit të madh të këmbës mund të jenë pasojë e cermës, infeksionit apo artritit, ndërsa thonjtë e verdhë aludojnë në shfaqjen e infeksioneve kërpudhore.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...