Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë të premten, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të paligjshme, përgjatë të gjithë kohës së procedurave të emigracionit.
Në fakt, zgjidhja që drejtësia i dha në vitin 1997 çështjes së emigracionit, me marrëveshjen e njohur si “Flores”, është interpretuar gjerësisht si një kërkesë ndaj Departamentit të Sigurisë Kombëtare të lirojë fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e paraburgimit pas 20 ditësh.
Por, avokatët e Departamentit të Drejtësisë thonë në këtë aktpadi të dorëzuar të premten në Gjykatën e Distriktit të Kalifornisë se, tashmë ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i mbajnë fëmijët për sa kohë u duhet të zgjidhin çështjet e tyre të emigracionit, për shkak të një urdhri të përkohshëm të lëshuar gjatë së martës në një rast të veçantë emigrantësh.
Rasti në fjalë, i sjellë nga Unioni Amerikan i Lirive Civile në San Diego, sfidoi politikën e fundit qeveritare të ndarjes së familjeve, në mënyrë që të mbajnë prindërit në paraburgim për sa kohë të jetë e nevojshme, falë politikës së “tolerancës zero” të presidentit Donald Trump.
Që prej implementimit të kësaj politike në maj, familjet janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme pas kapjes. Rreth 2.000 fëmijë të ndarë nga prindërit mbahen aktualisht nën kujdesin e organizmave qeveritare.
Një urdhër ekzekutiv i lëshuar nga Trumpi gjatë këtij muaji përmbysi politikën, e gjithashtu urdhëresën e mëpasshme në San Diego, që urdhëronte qeverinë të ndalte menjëherë ndarjen e prindërve dhe fëmijëve, e që shtonte se familjet duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve.
Për të përmbushur urdhrin, qeveria njoftoi të premten se “nuk do t’i ndajë më familjet, por do t’i arrestojë familjet së bashku gjatë pritjes së procedurave të emigracionit”. Procedura këto, të cilat në shumicën e rasteve marrin disa muaj apo vite kohë për t’u zgjidhur.
Nën administratat e kaluara prindërit dhe fëmijët shpesh liroheshin, për t’i ndjekur pretendimet e tyre për emigracion në liri në Shtetet e Bashkuara. Trump e ka kritikuar politikën e mëparshme të ashtuquajtur “kap e lësho”, duke u zotuar se do të burgosë të gjithë emigrantët e paligjshëm./Top Channel/
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...