Në një kohë kur Teatri është drejt shembjes, pasi projektligji nga qeveria është drejt miratimit, reagimet kundër sa vijnë e shtohen.
Mes atyre që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit, është bashkuar dhe gazetari i njohur Adi Krasta.
Ky i fundit më anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se janë tre gjëra fyese në këtë rast: mungesa e sinqeritet dhe harbutëria e pushtetit, paligjshmëria dhe propagande e neveritshme.
Postimi i plotë
Ne rrethanat kur duket se qeveria dhe vizionari i vetëm i saj dhe i Tiranës, bashkë me të zellshmit e DEAL – ve, e kane marre vendimin për prishjen e ndërtesave se Teatrit Kombëtar (Trashëgimi Kulturore), ajo çfarë të fyen më shumë është:
1.Mungesa e sinqeritetit e veshur me harbutëri pushteti e këtij grupimi për të realizuar atë për të cilën tjetërkund e kohë më parë e kanë firmosur, në emër te haraçeve, babëzisë, delirit apo hakmarrjes e që pa asnjë dyshim nuk lidhet me përvuajtjen e mungesës së një teatri.
Teatri mund të ndërtohet i bukur e modern kudo tjetër ku nuk dëmtohet trashëgimia, kujtesa e sensibiliteti, qoftë edhe i një pakice. Shumica që vendos me votë politike është vetëshpallur sot si asnjehëre edhe si njohëse e arkitekturës edhe si njohëse e urbanistikës edhe si njohëse e aktrimit (sidomos aktrimit ) dhe me arrogancën e padijes vulos dhe çfarë është vlerë e çfarë jo për këtë vend.
2. Paligjshmëria apo shembja e paturpshme e çdo ligji që lejon një tjetër SHEMBJE. Atë të Trashëgimisë. Nuk është hera e parë. Këtë fat pati Stadiumi Qemal Stafa e këtë fat (nëse çmenden krejt) do ketë shume shpejt Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare.
3. Propaganda e neveritshme qe po mpin reagimin edhe kur te mbyt me makinerinë e “fake news” rilindas-gjoja-leftist edhe kur te shan nga nëna e nga “robtë”.
Një qeveri që ngriti bunkere betoni si muze në mes të Tiranes, mund të shndërrojë në muze një teatër kombëtar – trashëgimi kulturore, në emër të frymëve që e mbajtën gjallë. Një qeverie të (pa)përgjegjshme dikush mund t’i kujtojë se Londra është e mbushur me ndërtesa teatrosh të vjetër që ndoshta nuk hynë as në listën e trashëgimisë së ligjëruar e që ju bien çatitë në mes të shfaqjeve e përsëri nuk shemben në emër të rrëmbimit të territorit. Teatrot e rinj janë ndërtuar modestë me përkushtim të sinqertë politikash kulturore e me donacione dashamirësish. Jo poshtë kullave e jo brenda tyre.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...