Zëvendëspresidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Dritës për kualifikimin historik në rrethin e parë kualifikues në Ligë të Kampionëve.
Kampioni i Kosovës mposhti në ndeshjen finale të rrethit parakualifikues kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, duke regjistruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 pas vazhdimeve, shkruan portali arbresh.info.
90 minuta lojë përfunduan me rezultat të barabartë 1 me 1 pasi goli nga Liridon Leci ishte mohuar në minutën e 61′ nga Pedro Corral. Sidoqoftë, klubi nga Gjilani realizoi gjatë vazhdimeve tri gola të njëpasnjëshme përmes Liridon Lecit (105′-pen), Xhevdet Shabanit (120′) dhe Haxhi Nezirajt (120′).Urimi nga zëvendëspresidenti Ademi:
“Me kërshëri dhe kënaqësi të madhe e kam ndjekur ndeshjen e sotme të skuadrës kampione të Kosovës, ashtu si gjithë dashamirët e futbollit të Kosovës, ku futbollistët e KF “Drita” me një angazhim të jashtëzakonshëm arritën të shkruajnë një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës në nivel të klubeve, duke u kualifikuar në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj KF ‘Drita’ për këtë sukses historik në garat evropiane, me shpresën dhe besimin që edhe në ndeshjet e radhës kundër kampionit të Suedisë, Malmo, do të ketë paraqitje të tillë dinjitoze. KF “Drita” dëshmoi se futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur dhe dita-ditës po vjen duke e ngritur nivelin e tij. Edhe një herë uroj gjithë stafin e KF ‘Drita’ dhe tifozët e saj për këtë sukses, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre në vazhdim”.
Kampioni i Suedisë, Malmo është rivali i ardhshëm për skuadrën tonë./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi