Takimi mes Lincol Red Imps dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.
90 minuta lojë në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet kampionit të Kosovës dhe Gjilbraltarit kanë përfunduar me rezultat të barbartë 1 me 1 dhe kështu ndeshja ka shkuar në vazhdime, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra kosovare realizoi golin e epërsisë në minutën e dytë të ndeshjes në stadiumin “Victoria” përmes mbrojtësit Liridon Leci, i cili pranoi topin pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme dërgoi në avantazh “Intelektualët”.Edhe pse kishin shumë mundësi për të thelluar epërsinë si një pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Jusufi nuk arriti të gjej më portën e kundërshtarëve.
Për këtë, Drita u ndëshkua duke pranuar gol në minutën e 61′ të pjesës së dytë. Pedro Corral ishte autori i golit të barazimit.
Fituesi i këtij takimi që po luhet në kuadër të para-kualifikimeve në UEFA Ligë të Kampionëve siguron një vend në rrethin e parë të kualifikimeve.
Kujtojmë se Drita kishte siguruar fitoren e parë historike në këtë turne kundër Santa Colomas tri ditë më parë po ashtu në vazhdime./arbresh.info/
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...