Sipas trajnerit Fernando Santos, Portugalia nuk është një skuadër që mbështetet në një lojtar të vetëm.
Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i tyre, Cristiano Ronaldo i ka drejtuar ata gjatë kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatin Botëror duke realizuar katër gola brenda tri ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Në prag të ndeshjes kundër Uruguait në stadiumin Fisht, Santos u pyet në formë të pashmangshme rreth Ronaldos dhe trajneri i Portugalisë zbuloi se ka fituar një kafe falas pas bastit se ai do të përballet me pyetjet rreth fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë.
Duke iu përgjigjur pyetjes fillestare, Santos tha:
“Duhet ta përsëris, unë gjithmonë e kuptoj pyetjen. Të gjithë e dimë se ne varemi nga lojtarët tanë”
“Ne kemi njërin nga më të mirët në botë, por nëse më pyesni mua, Luis Suarezin, Cavanin, ju mund të pyesni të njëjtën gjë për Uruguain sepse ka lojtarë të mrekullueshëm në çdo skuadër”
Kur vëmendja u kthye te Ronaldo dhe nëse Portugalia varet e gjitha nga superylli 33-vjeçari, Santos u tha gazetarëve:
“Është skuadra që duhet të luaj. Nëse Ronaldo luan i vetëm, ne do të humbim. Ne duhet të jemi të fortë si një skuadër dhe të fortë aq sa është Uruguai si një skuadër”
“Është vështirë të mbështetesh në vetëm një lojtar të vetëm. Edhe nëse shënoni tri gola, ju duhet mbështetja e skuadrës së plotë”
Ndeshjes mes Uruguait dhe Portugalisë zhvillohet nesër duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...