Google ADS

LeBron James refuzon vazhdimin e kontratës te Cleveland Cavaliers

17:35 | 29 Qershor 2018
Arbresh Info

LeBron James nuk do të shfrytëzojë opsionin madhështor në kontratën e tij me Cleveland Cavaliers që i siguron atij 35.6 milionë dollarë, por në vend të kësaj ka zgjedhur të bëhet një agjent i lirë.

Vendimi i tij për largim nuk do të ndalojë atë që t’i bashkohet Cavs në sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Por, raportet sugjerojnë që 33-vjeçari është i interesuar që t’i bashkohet LA Lakers.

Ylli i NBA është njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Refuzimi për të vazhduar kontratën te Cleveland Cavaliers nuk është konfirmuar ende, por kështu thuhet sipas raporteve të ndryshme ./arbresh.info/

https://twitter.com/SportsCenter/status/1012710205115658246

https://twitter.com/joevardon/status/1012707275041955842

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme