Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak se ditë më parë, ka rrahur gruan e tij në prezencë të vajzës së tyre 8 vjeçare.
“Të pandehurit B.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.
I pandehuri B.B, thuhet në komunikatë, me datë 28.06.2018 në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtës në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.
“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, i njëjti mund të përsëris veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme”, thuhet tutje në komunikatë.
Gjykata Themelore njofton se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit, arre...
Kurti udhëton për në Bruksel, merr pjesë në drekën e ftuar n...
Loredana Zefi pjesë e jurisë së një prej ngjarjeve më të mëd...
Von der Leyen takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor
Osmani udhëton për në New York, pritet të zhvillojë takime m...
Rama: Ambiente tërësisht të rikonstruktuara për nxënësit e s...