Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka reaguar ndaj komenteve të fundit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, për demonstratat në Teheran, duke thënë se “Ata që jetojnë në shtëpitë e qelqit nuk duhet të hedhin gurë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë gjysmë zyrtare të Iranit Mehr News, Zarif kritikoi politikat e jashtme “aventureske” të Washingtonit, pavarësisht problemeve të saj të brendshme, siç tha ai, që vetëm do të shtojnë vuajtjet e popullit amerikan.
“Qeveria e SHBA-ve po harxhon burimet e qytetarëve të saj, qoftë përmes aventurizmit të saj në Irak dhe Afganistan, mbështetjen e saj të verbër për Izraelin dhe regjimet e tjera sponsoruese të terrorizmit apo zgjerimin e saj të parregullt të arsenalit bërthamor”, tha Zarif sipas agjencisë Mehr.
“Kjo nuk duhet të habit askënd që protestat vazhduan në SHBA këtë javë, në kufirin SHBA-Meksikë, në burgje dhe në Washington e në të gjitha shtetet”, tha ai.
Shefi i diplomacisë iraniane shtoi se populli i SHBA-ve “kërkon udhëheqësit e tyre të ndajnë pasurinë e vendit dhe t’u përgjigjen nevojave të tyre legjitime në mënyrë që 40 milionë amerikanë të mos jetojnë nën vijën e varfërisë përbrenda kombit më të madh të botës”.
Zarif gjithashtu dënoi atë që ai e përshkroi si “të njëjtën taktikë të kotë të shtypjes, burgimit të protestuesve, ndarjes së familjeve emigrante dhe burgosjes së fëmijëve të tyre, si dhe mohimit të ankesave të amerikanëve”.
Qytetarët amerikanë, pohoi ai, “janë të lodhur nga korrupsioni, padrejtësia dhe paaftësia e udhëheqësve të tyre”.
Mbrëmë vonë, Pompeo në llogarinë e tij në Twitter tha se mbështetja iraniane për grupin rebel Houthi të Jemenit “jo vetëm që mundëson sulme në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por gjithashtu edhe rrezikon rritjen e krizës humanitare tashmë masive të Jemenit”.
Udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, shtoi ai, “duhet të mbajë përgjegjësi për destabilizimin e sigurisë së Gjirit dhe zgjatjen e vuajtjeve të popullit jemenas”.
Shtetet arabe të Gjirit të pasura me naftë, të udhëhequra nga Arabia Saudite, shpesh akuzojnë Iranin për “ndërhyrje” në punët e brendshme të vendeve tjera, akuza të cilat janë mohuar nga Teherani.
Të mërkurën, Pompeu në llogarinë në Twitter shkroi se “regjimi i korruptuar në Teheran ishte duke humbur burimet e vendit për al-Asadin, Hezbollahun, Hamasin dhe Houthin, përderisa iranianët luftojnë”.
Duke përdorur gjuhën që Zarif më vonë do të përdorte kundër tij, Pompeo tha, “Nuk duhet të habitet askush që protestat e Iranit të vazhdojnë. Njerëzit janë të lodhur nga korrupsioni, padrejtësia dhe paaftësia e udhëheqësve të tyre”.
Këtë javë, tregtarët në kryeqytetin iranian thuhet se organizuan protesta ndaj rritjes së kostove të jetesës.
Irani vazhdon të përballet me një mori sfidash të rënda ekonomike, duke përfshirë papunësinë e lartë dhe dobësimin e monedhës për shkak të masave të mëdha ndaj sanksioneve të gjata të SHBA-ve.
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...