Numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit të kaluar shënon rritje prej 8.9%, ndërkaq në pesë muajt e kaluar këtë vit në krahasim me pesë muajt e vitit të kaluar ka rritje prej 8.5 përqind, thuhet nga Enti Shtetëror për Statistika.
Numri i punëtorëve në sektorin e minierës dhe përpunimit të gurit në maj të vitit 2018, në raport me majin e vitit 2017, ka rritje prej 1.7%, në sektorin e industrisë së prodhimit ka rritje prej 9.9%, kurse në sektorin për furnizim të energjisë elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka ulje prej 0.2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2018, në raport me majin e vitit të kaluar, shënon rritje te prodhimet e ndërmjetëshme, përveç energjisë për 15%, prodhimet kapitale me 28.2%, dhe mallra për konsum afatshkurtër për 2.3%, ulje shënohet në energji me 0.7% dhe te mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 0.3%.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...