O’Connell iu bën thirrje gjitha partive të përfshihen në dialog

15:04 | 29 Qershor 2018
V. S.

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell iu ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të angazhohen në dialog.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vendi i tij mbështet  cdo përpjekje të Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë.

“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës”.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogu”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme