Google ADS

Prizreni edhe me një klub të ri, formohet klubi i boksit “Iliria 2”

13:28 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Prizreni sot është zgjuar edhe me një klub të ri sportiv.

Nga sot zyrtarisht ka filluar rrugëtimin klubi më i ri i boksit, “Iliria 2”.

Mbrëmë është mbajtur kuvendi, me ç’rast është themeluar klubi i boksit “Ilira 2”.

Në këtë kuvend kanë marrë pjesë njerëz të njohur të boksit dhe mbështetës të tij.

Si rrjedhojë, Elvis Qollopeku është zgjedhur kryetar i kubit, Bajram Basha, nënkryetar, ndërsa Egzon Vehapi në pozitën e Sekretarit.

“Mirëmëngjesi miqtë e mi, e kam kënaqësinë të ju tregoj se mbrëmë është mbajtur kuvendi dhe është formuar zyrtarisht klubi i boksit “Iliria 2” ku dhe njëkohësisht jam zgjedhur Kryetar i Klubit”.

“Për shkak të dinamikës nuk e kam pas mundësinë menjëherë nga vendi i ngjarjes të postoj as foto e as ndonjë status, mirëpo tani me kënaqësinë më të madhe po ju lajmëroj se tani qyteti i Prizrenit do ta ketë edhe një klub të boksit ku do të kenë mundësinë ata djem që janë të lindur për kampiona e që nuk e kanë pasur mundësinë me tregu veten askund, përveç në lagje dhe në rrugë”.

“Tani e tutje do ta kenë një vend ku do të edukohen dhe trajtohen si sportistë të vërtetë, andaj ju faleminderit nga secili prej jush që keni marrë këtë iniciativë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Elvis Qollopeku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme