Xhaferi: Javën e ardhshme do të rivotohet ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

14:25 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot në takim me gazetarët tha se javën e ardhshme, gjegjësisht më 5 korrik do të mbahet seancë në të cilën do të rivotohet për Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Të hënën do të sjell vendim për mbajtjen e seancës”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se materialet që i ka marrë nga presidenti Ivanov do t’i dorëzojë tek deputetët dhe javën e ardhshme do të mbahet seanca.

“Ivanov nuk ka veto absolute. Presim që ai edhe herën e dytë të mos e nënshkruajë dekretin. Kjo është bërë praktikë”, tha Xhaferi.

Ai i bëri apel Gjorge Ivanovit që ta kuptojë rëndësinë e momentit politik të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme