Pacolli godet Daçiqin: Inspirohesh në doktrinën intelektuale serbe të rrenës

13:33 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Dobrica Qosiq, që njihët ndryshe edhe si “Babai i Kombit serb”, në një doktrinë pati shkruar se serbët rrenën e kanë interes kombëtar. Të njëjtën doktrinë, tash e publikoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, si kundërpërgjigje ndaj homologut të tij serbë Ivica Dacic.

Ky i fundit pati shtyrë mediat në Serbi që të shkruajnë për tërheqjen e njohjes së Liberisë ndaj Kosovës, por nuk kaluan shumë ditë, dhe u dokumentua e kundërta nga vetë Liberia.
Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka publikuar një doktrinë të Dobrica Qosiq, siç njihet ndryshe edhe “Babai i Kombit Serb”.

Doktrina ka të bëjë me rrenën, por jo rrenën e thjeshtë, por atë që serbët e kanë interes kombëtar.

Këto vargje iu kushtuan ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Dacic nga Behgjet Pacolli, pasi Dacic ishte i pari që shpërndau lajmin se Liberia e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës. Por, nuk kaluan shumë ditë dhe u dokumentua e kundërta nga vetë shteti i Liberisë. Madje, Kosova dhe Liberia po vazhdojnë edhe më ngusht bashkëpunimin diplomatik.

Ky është statusi i plotë i Pacollit:

Ky është udhërrëfyesi i politikbërjes sê Ivica Dacicit dhe qeverisë së Serbisë. Lexojeni se nga cila doktrinë udhëhiqen ata karshi Kosovës dhe lajmeve që i prodhojnë nëpër mediat që i kontrollojnë në Serbi.

“Rrena është interes kombëtar serb…Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…Rrena është në vetë qenien e serbëve…Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq.

Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:

-„… Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“

-„Laž je srpski državni interes.“

-„Laž je u samom biću Srbina“.

-„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“

-„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme