Agjencia Kundër Korrupsion ka hedhur sot shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Më këtë rast kryetari i AKK-së Shaip Havolli tha se sot do të përzgjidhen zyrtarët për kontroll të plotë, raporton arbresh.info.
“Agjencia është në prag të ndryshimit të legjislacionit po kemi vështirësi gjatë zbatimit të ligjit te ri po shpresojmë që ta tejkalojmë sa më parë. Edhe ligji mbi sinjalizueset ka kaluar në qeveri dhe presim që të hyjë në fuqi. Nga janari deri më tani janë pranuar 272 raste dhe 133 raste të reja janë pranuar gjatë këtij vitit . 35 raste i kemi dërguar në prokurori dhe presim që këtyre zyrtarëve të ju shqiptohen masat e caktuara. Këto raste ka dyshime për mos deklarim të pasurisë, fshehje dhe të tjera. Gjatë këtij vitit janë evidentuar 42 raste për konflikt interesi”, ka thënë Havolli.
Sipas tij, problem në vazhdimësi është prokurimi publik ku 72 raste janë hapur si të dyshuara për shkelje.
Në divizionin për mbikëqyrjen e kontrollit mbi pasurinë 4748 zyrtar kanë qenë të obliguar ta deklarojnë pasurinë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1845875915477492/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin