Google ADS

Humbë jetën një shqiptar në Athinë, autori dorëzohet në polici

11:10 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

26 vjeçari shqiptar Mario Laska humbi jetën dy ditë më parë në lagjen “Peristeri” të Athinës, pasi u godit me thikë nga një person tjetër.

Media greke shkruan sot se autori është vetëdorëzuar në polici.

Ai është një tjetër shtetas shqiptar, 27-vjeçar.

I pyetur nga forcat e policisë në lidhje me krimin ai është shprehur se gjithçka ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.

Sipas tij situata doli nga kontrolli dhe nisi ta godiste Mario Laskën disa herë më thikë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme