Beograd, 29 qershor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar për sot tërheqjen edhe të një njohjeje për Kosovën.
Ai, gjatë një interviste me RTS-në ka pranuar tërthorazi se fushata diplomatike e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për të është e pakapshme. Pas vizitave dhe konfirmimit të Liberisë se njohja nuk është tërhequr siq kishte propaganduar javën e kaluar Daciq, ky i fundit ka vazhduar me lajme për konsum brenda Serbisë.
Sipas tij, Pacolli i ka thënë para të gjithë “Mos ma prish punën”, në lidhje me tërheqjen e njohjeve nga disa shtete.
Daçiq paralajmëroi edhe një tërheqje tjetër nga njohja e Kosovës.
“Të tregoj se sot do të kem edhe një lajm të ri. Gjatë disa muajve të fundit katër shtete kanë tërhequr njohjet, para disa vitesh edhe një, dhe sot do të jetë shteti i gjashtë”, që sipas tij do ta tërheq njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.
Daçiq ka shtuar se ai që thotë se është vonë për ndarjen e Kosovës, ose që është kundër ndarjes, ose nuk e din si është situata në të cilën ndodhemi, ose ndoshta dëshiron që me luftë ta kthejmë, transmeton Arbresh.info.
Ai, gjatë një interviste me RTS-në është shprehur kritik ndaj atyre që kanë kërcënuar presidentin e tij, Aleksandar Vuçiq për shkak të Kosovës. Ai deklaroi se është në interesin e Serbisë dhe në radhë të parë të serbëve atje të zgjidhet problemi i Kosovës.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?