Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim.
Burime pranë prokurorisë konfirmuan për Report Tv se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për liderin e PD për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me 3.4 milionë euro.
Në padinë e depozituar, që vuri në lëvizje prokurorinë, Balla akuzon Bashën për dekonspirim të operacionit që u finalizua ditën e diel në Durrës dhe për shpifje. Po të njëjtat burime konfirmuan se prokurorët e kanë tashmë një pistë dyshimi sesi ka mbërritur informacioni i operacionit te Basha, ndërsa lideri i PD pritet që të merret në pyetje.
Ndërkohë që edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim se kush informoi Bashën.
Pasi foli Basha në Kuvend, shoferi mori urdhër: Ikni nga Bari
Deklarata e Lulzim Bashës në Parlament në 21 qershor, se një automjet “Toyota Yaris” ishte kapur në Gjermani me 1.5 milion euro brenda dhe që po planifikohej të futej në Shqipëri, ka bërë që grupi kriminal, i cili tranportonte 3.4 milionë euro, të ndryshonte drejtim. Ndryshe nga dy herët e tjera, kur ata kishin përdorur portin e Anconas në Itali, për të lundruar drejt Shqipërisë, kjo deklaratë e Bashës në seancën plenare i ka detyruar transportuesit të ndryshojnë plan.
Një telefonatë e Eduart Likës, që ndodhej në Tiranë dhe që padyshim është vënë në dijeni të deklaratës së Bashës për Toyotën e ngarkuar me euro, ka bërë që shoferi i kamionit të ndryshojë kursin e lëvizjes. Lika i ka telefonuar atij, duke i thënë se duhej të shmangnin portin e Anconas, ku ishte prerë bileta e lundrimit dhe të shkonin në Bari, prej nga do të udhëtonin me një linjë lundrimi të këtij porti drejt Durrësit.
Kjo, me sa duket, ka qënë një lëvizje e grupit për t’u shpëtuar kontrolleve të repta të policisë italiane, por edhe për të hutuar policinë shqiptare, e cila tashmë kishte marrë dijeni dhe e priste automjetin bizark në kufirin tokësor. Agim Çeka tha se makinat i ka ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi dhe se janë nisur për në Ankona, por pronari Edi Lika i ka thënë që të shkojë në portin e Barit. Shoferi i trajlerit ka theksuar se në Durrës i priste Fredi, djali i xhaxhait të Elvis Vladit.
Por Alfred dhe Elvis Vladi shumë shpejt kuptuan që as ndryshimi itinerarit nuk mjaftonte për të shpëtuar nga arrestimi. Dhe kështu, pas dekonspirimit nga salla e Kuvendit, dy personat kyç në këtë sipërmarrje kriminale transporti të 3.4 milionë eurove vendosën të largohen në arrati, duke shmangur kështu deri më tani arrestimin. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, gjykata e Durrësit ka caktuar masën e “arrestit në burg” për katër të ndaluarit dhe pritët që çështja t’u kalojë Krimeve të Rënda.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...