Shiu edhe ditët e fundit të qershorit, lajme të mira për muajin korrik!

10:28 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Reshjet e shiut dhe moti relativisht i freskët do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme mbi territorin e Shqipërisë.

E njëjta situatë parashikohet edhe për ditën e nesërme.

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish mesdita do të rikthejë reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Kryesisht më të prekura do të jenë zonat malore, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Adriatikut.

Valëzimi do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen:

Zonat malore 11/20°C

Zonat e ulëta 16/26°C

Zonat bregdetare 17/26°C

Muaji qershor parashikohet të mbyllet me shira, ndërsa për gjithë ata që planifikojnë të nisin pushimet në muajin korrik ka lajme të mira për sa i përket motit.

Sipas Meteoalb, duke filluar nga 1 korriku do t’i rikthehemi ditëve me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje.

Ndërkaq, reshje të pakta priten të pritet të ketë kryesisht në zonat malore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme