Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se nga data 06 Gusht 2015 ka filluar me rimbursimin e mjeteve për qytetarët, të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskal.
“ATK ka shqyrtuar aplikacionet dhe plikot me kuponë fiskal dhe deri më tani ka rimbursuar mjetet për 2,997 qytetarë, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Në vazhdimësi ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, në mënyrë që të rimbursoj mjetet për të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskal”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
ATK përmend se do të rimbursohen mjetet për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 dhe Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”.
ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë me grumbullimin e kuponëve fiskal dhe secili qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të pajiset me Kuponë Fiskal në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit.
Sipas ATK-së, personi i cili nuk merr Kuponin Fiskal: dëmton veten dhe të tjerët; nuk kontribuon në zhvillimin e vendit; nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe ndihmon evazionin fiskal.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...