Adnan Januzaj ka qenë futbollisti kryesor i Belgjikës në ndeshjen e tretë të grupit.
Mesfushori i talentuar nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë sfidën ndaj Anglisë.
Edhe pse askush nuk priste nga ai, Januzaj ka arritur ta zgjidhë ndeshjen duke shënuar një gol fantastik në fitoren e belgëve 1-0.
E për golin e shënuar ndaj Anglisë, ka folur edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.
Martinez e ka lavdëruar mesfushorin nga Istogu duke thënë se e meritoi shënimin e këtij goli.
“Januzaj ka talent të madh në lojën një kundër një. Ai ka diçka speciale për dallim nga lojtarët e tjerë”.
“Sigurisht që e ka merituar këtë gol pasi është dashur t’i mësojë gjërat në rrugën më të vështirë”, tha Martinez.
Trajneri spanjoll në fund deklaroi se Januzaj ka ardhur në Kombëtare pasi një periudhe të vështirë.
“Januzaj vjen nga një periudhë e vështirë, por gjithsesi tregoi se është i gatshëm”, u shpreh Martinez.
Në 1/8 e finales, Kombëtarja e Belgjikës do të përballet me Japoninë.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...