Thuhet se në jetë sa më shumë të japësh aq më shumë do të marrësh Kësisoj është për t’u vlerësuar gjesti shembullor që bëri sot një djalë në qytetin e Gjilanit.
Edhe pse duket i ri në moshë, me çantë mbi shpinë e që sigurisht po kthehej nga shkolla mendja e tij funksionoi shumë mirë.
Ai hoqi pallton e tij dhe i dha një lypsari i cili qëndronte i ulur në tokë nën reshje të shiut, transmeton Indeksonline.
Përpos kësaj ai e ndihmoi të moshuarin të vishej dhe të ishte më i mbuluar në kraharorin e tij që sigurisht kishte shumë të ftohtë. Gjeste të tilla nuk ndodhin shpesh por që padyshim meritojnë çdo lëvdatë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...