John McNamara, i cili ka punuar për gazetën dhe është redaktor i Bowie Blade-News dhe gazetës së Crofton-West County, është konfirmuar në mesin e personave mbi të cilët është qëlluar.
4 të vrarë e 20 të lënduar nga të shtënat në redaksinë e një gazete në Maryland
Raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar pas të shtënave me armë zjarri në selinë e gazetës Capital Gazette në Maryland.
Phil Davis, reporter i kësaj gazete, ka konfirmuar se disa njerëz janë qëlluar.
Kurse praktikanti në këtë gazetë, Anthoni Messenger, ka shkruar në Twitter, “një person po sulmon me armë zjarri në ‘888 Bestgate’, ju lutem na ndihmoni”.
Daily Mail thotë se Policia ka konfirmuar se deri tani katër janë të vdekur e 20 të tjerë janë lënduar. Raporte të pakonfirmuara thonë se sulmuesi është në paraburgim.
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Gjithçka gati për ceremoninë e Topit të Artë – aty ku i nomi...
Siguria kombëtare, Biden nënshkruan direktivën mbi përdorimi...
Në Shqipëri moti me kthjellime dhe vranesira mesatare
Prishtina sot në ditë zie, mbahet mbledhje Komemorative për ...
Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojëra sportive në...