Të paktën dhe dy faza ndërhyrjeje llogariten të kenë mbetur në autostradën Tiranë-Durrës sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nesër punimet parashikohet të nisin në Maminas-Vorë.
“ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë se sonte në ora 23:00 përfundon ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë.
Nesër, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin e parafundit Maminas – Vorë po në drejtimin Durrës-Tiranë.
Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht, ndërsa mjetet që levizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do të devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.
ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë ndërsa tanimë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë cka është paralajmeruar që në nisjen e punimeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH./monitor
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit