Belgjika mposhtë Anglinë, lidere e grupit falë supergolit nga Januzaj

21:59 | 28 Qershor 2018
Arbresh Info

Belgjika ka përfunduar si lidere në fazat grupore në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”

Pas fitores me rezultat minimal 1 me 0 kundër Anglisë mbrëmjen e sotme (e enjte), përfaqësuesja belge mbyllë fazën e grupeve si lidere në pozitën e parë me gjithsej nëntë pikë, shkruan portali arbresh.info.Supergoli i realizuar nga Adnan Januzaj ishte vendimtar në takimin xhiros së fundit në kuadër të Grupit G të zhvilluar në stadiumin Kaliningrad kundër “Tre Luanëve”. Anësori i Real Sociedadit, i cili ende mohon kombësinë e tij, realizoi golin e parë me fanellën e kuqe të “Djajve të Kuq” në Kampionatin Botëror.

Pas një super driblimi, Januzaj dërgoi topin në një kënd të paarritshëm për portierin Jordan Pickford.23-vjeçari, i cili nisi takimin e sotëm nga minuta e parë, u bë lojtari i katërt me prejardhje shqiptare që shënon në turneun madhështor në Rusi.

Anglia do të përballet në raundin e ardhshëm me Kolumbisë më 1 korrik, ndërsa Belgjika kundër Japonisë më 2 korrik./arbresh.info/

Të ngjashme