Rritet në 54 numri i civilëve të vdekur si pasojë e sulmeve të sotme dhe të djeshme të regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij në provincën Dera, në jugperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) njoftojnë se në sulmet e djeshme të regjimit dhe të mbështetësve të tij në Dera, kanë humbur jetën 34 civilë dhe se 25 të tjerë janë plagosur.
Kurse në një sulm ajror gjatë ditës së sotme ndaj qytezës Misrefe kanë humbur jetën 20 civilë. Me këtë, numri i civilëve të vdekur gjatë dy ditëve të fundit është rritur në 54.
Provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të shtetit ishin njëra prej 4 zonave të deeskalimit të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia.
Rusia, SHBA-të dhe Jordania dy muaj më pas, Deran dhe Kunejtran i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Edhe SHBA-të kishte ndërprerë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.
Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe mbështetësi i tij Irani pas përfitimeve në pjesën qendrore të shtetit, më 20 qershor filluan operacion ndaj qytetit Dera për të marrë nën kontroll edhe jugun.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kishte paralajmëruar se jeta e 750 mijë personave në qytetin Dera është në rrezik dhe se 45 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre.
Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij dje kishin marrë si objektiv një shkollë, por meqë shkollat janë në pushim, nuk kishte të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës