Prishtina ka barazuar në takimin e zhvilluar në udhëtim kundër Europa FC.
Skuadra kosovare ka barazuar me rezultat 1 me 1 në ndeshjen e parë në udhëtim te Gjibraltari të zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte) në kuadër të para-kualifikimeve në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Klubi prishtinas pranoi gol në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë pasi Armend Dallku shkaktoi penalti. Sulmuesi Enrique Carreno ishte i saktë me goditjen nga pika e bardhë duke zhbllokuar ndeshjen.
Mirëpo, Prishtina barazoi gjithçka vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës dytë. Meriton Korenica barazoi shifrat për 1 me 1 me një supergol nga gjuajta e lirë nga një distancë prej 25 metrave.
Takimi i ardhshëm mes Prishtinës dhe Europa FC zhvillohet më 5 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?