Me thirrje e nën frymën nacionaliste, qytetarë të shumtë serbë nga Kosova e Serbia u mblodhën në Gazimestan të Obiliqit për ta shënuar Vidovdanin.
E gjithë ceremonia e lutjeve për Betejën e Kosovës, e cila ishte mbajtur para 629 vjetësh, u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë nga një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Edhe në këtë kremte të radhës pas lutjeve rituale, peshkopi ortodoks serb Atanasije Jevtic, tha se do të luftojnë për Kosovën, për ta çliruar atë.
Derisa shtoi se në Qeverinë e Serbisë ka politikanë që frikësohen, por, që sipas tij, nëse nevojitet, ata do të japin prapë jetën që të mbrojnë Kosovën.
“Qeveritarët tanë janë bërë miq me Erdoganin në Serbi. Ata po na i sjellin prapë turqit, ndërkaq Erdogani është bërë personalitet në Serbi. Por, ne kemi personalitetet, tona sepse nesër nëse duhet luftuar për Kosovën, gjysma prej nesh prapë do të luftonim. Në emër të zotit do të vijë edhe kjo ditë”, ka thënë prifti Atanasije Jevtiq.
Serbët pretendojnë se përvjetori i kësaj beteje është fitore e tyre, sepse aty u vra sulltan Murati i Turqisë, por nga kjo betejë në përgjithësi Serbia kishte dalë e mundur nga ushtria turke.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?