Erza Muminoviq, kampione e Evropës për kadet

19:34 | 28 Qershor 2018
Arbresh Info

Xhudistja e re, Erza Muminoviq, ia ka sjell medaljen e artë të radhës shtetit tonë Kosoëvs.

Kosova po vazhdon me sukseset e saj në sportin e xhudos, duke rrëmbyer një nga një medaljet në garat që po marrin pjesë.

Është xhudistja e re, Muminoviq, e cila sot (e enjte) ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo, sot në kategorinë deri në 44 kilogramë është shpallur kampione e Evropës për kadete apo moshat nën 18-vjeç.

Në finale, Erza mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz, për të rrëmbyer kështu medaljen e artë në këtë Evropian.

Në gjysmëfinale, Muminoviq fitoi ndaj ukrainases Darya Llashuk.

Ky nuk është suksesi i vetëm i xhudos kosovare, pasi në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 kanë fituar tri medalje të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë triumfuar tek femrat, ndërsa Akil Gjakova tek meshkujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme